SBAShK: Mund të ketë nga mësimdhënësit grevë të “heshtur” për shkak të pagës (VIDEO)

PUBLIKUAR

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj tha se mund të ketë grevë të heshtur nga mësimdhënësit për shkak të pakënaqësive lidhur me pagat.

Në një lidhje direkte në emisionin Kiks Kosova në Klan Kosova, Jasharaj tha se ankesa nga mësimdhënësit ka gjatë gjithë kohës.

Ai thotë se pakënaqësia filloi edhe kur u miratua Ligji i pagave, ku kërkesa ishte që vlera e koeficientit të bëhej 110, duke pasur parasysh edhe rritjen e çmimeve.

Sipas kreut të këtij institucioni, me kalimin e kohës do ndodh pa dëshirën tyre një grevë e heshtur nga mësimdhënësit.

Jasharaj shtoi që ministri i Financave, Hekuran Murati kishte paralajmëruar që më 2024, koeficienti do bëhet 110, por se kjo ende nuk është realizuar.

Kryetari i SBAShK tha që është një numër i madh i mësimdhënësve që po tentojnë të largohen nga pozitat e tyre duke i lënë ato të zbrazëta, e poashtu ka shumë të tillë që po kërkojnë pushim pa pagesë.

Ai shton që nuk ka arritur të takojë as Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, e as Ministrin e Financave, Hekuran Murati për të diskutuar për këtë çështje. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Gjykata ua heq arrestin shtëpiak dy mjekëve të dyshuar për ryshfet

Gjykata Themelore në Mitrovicë ua ka ndërprerë masën e arrestit shtëpiak dy mjekëve me...

Ulja e dënimit ndaj Edmond Lajçit, flet vëllai i Gjyljeta Ukellës: Drejtësia ishte kundër motrës sonë, na vranë për së gjalli

Ditën e sotme, Gjykata Supreme ka ndryshuar vendimin ndaj Edmond Lajçit, të dënuarit për...

Ndahet nga jeta zyrtari policor Shefkat Llutfiu

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor...