Sasa e ashpër me Benitën: Investo edhe në tru, jo vetëm në dhëmbë

PUBLIKUAR

Saranda Hoda ka bërë një debat të ashpër së fundmi me Benita Zenën në Big Brother VIP Kosova.

Në shtëpinë e famshme tashmë ka ngjarje e dinamikat ndërrojnë vazhdimisht.

Sasa i tha këngëtares që të investoj edhe në tru, jo vetëm në dhëmbë, pasi i ka bërë me diamante.

“Kur ta bën edhe trurin me diamante atëherë e kupton. Mos i bëj vetëm dhëmbët, investo edhe në tru”, iu drejtua Sasa.

Benita në anën tjetër ia ktheu: “Trurin e kam full me diamante”.

Ato vazhduan me replika ndaj njëra-tjetrës, gjersa nuk pajtohen në shumë gjëra.

Sidoqoftë, banorët tani kanë filluar të ndahen nëpër grupe, e të kenë pakënaqësi të shumta. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...