“Ne ende na mungon një lojtar”
Kështu ka theksuar nevojën për një lojtar Maurizio Sarri derisa ka theksuar se tregu i Chelseat është më interesant dhe me sfidues derisa të dielën do të përballet kundër Manchesater Cityt për Community Shield.
Afati kalimtar në Angli përfundon më 9 gusht, kurse Chelsea dëshiron që të shtoi në skuadër një ose dy mesfushorë.
Ramsey dhe Vecino – Aaron Ramsey dhe Matias Vecino janë dy lojtarë me profile të ndryshme por të dy kanë vlerën prej 35-40 milionë euro. Vecino është një emër që moti është lidhur me Blutë e Londrës, qëkurse ka shkuar Sarri, kurse Ramsey mund të shitet nga Arsenal dhe të blihet N’Zonzi; Chelsea nuk është vetëm pasi që gara me Liverpool po bëhet gjithnjë e më e vështirë.
Spalletti thotë jo – nëse Ramsey është një lojtarë që luan mirë, Sarri duhet të që të përballet edhe me dëshirën dhe punën e Luciano Spalletit . Uruguaiani Vicino është një partner më i përshtatshëm për Brozovic para mbrojtjes, pra Spalletti konsideron se nuk duhet shitur 26 vjeçarin e tij. /GazetaExpress/


