Sarri: Manchester City favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve

PUBLIKUAR

Manchester City është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve, për shkak se do ta bëjë prioritet suksesin në Evropë këtë sezon, sipas trajnerit të Juventusit, Maurizio Sarri.

Man City e mposhti 4:1 Dinamo Zagrebin, të mërkurën mbrëma dhe e mbylli fazën grupore si fitues i Grupit C, duke e siguruar një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira në këtë garë, transmeton Gazeta Express.

Por City është i treti në Premierligë – 14 pikë prapa liderit Liverpool – gjë që e bën Sarrin të besojë se gjiganti anglez do të përqendrohet 100% në Evropë tani.

“Më vjen në mënyrë spontane të mendoj se Manchester City është favoriti im për ta fituar Ligën e Kampionëve”, tha Sarri,

“Mbresat që ky ekip m’i ka lënë më kanë bindur se City mbase do të përqendrohet më shumë në Ligën e Kampionëve sesa në Premierligë këtë sezon”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...