Sarri, i shqetësuar nga ndeshjet e Ronaldos dhe Dybalas si titullarë

PUBLIKUAR

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, beson se Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala mund të jenë sërish titullarë në ndeshjen e së martës kundër Genoas, mirëpo thotë se e di që atyre do t’u duhet pushim më vonë.

Kalendari i ngjeshur i ndeshjeve për Juventusin vazhdon me ndeshjen që do të zhvillohet të martën kundër Genoas, para përballjes në shtëpi me Torinos vetëm katër ditë më vonë, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo ka luajtur në çdo minutë të katër ndeshjeve që nga rinisja e kampionatit, pas pauzës tremujore shkaku i koronavirusit, ndërsa edhe Dybala ka qenë titullarë në të gjitha ndeshjet.

Sarri tha se dyshja pritet të jetë titullare sërish, mirëpo thotë se ai e di që dy yjeve do t’u duhet pushim në një pikë.

“Ka gjasa që ata të jenë sërish titullarë kundër Genoas”, tha Sarri, në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Është e qartë se nëse ata luajnë në çdo ndeshje, pas dy apo tre ndeshjeve ata mund të përballen me ndonjë problem. Por, unë nuk mendoj se ata janë në rrezik ër pësojnë ndonjë lëndim shkaku i lodhjes për momentin”.

“Por, nëse mendojmë më tutje, neve na duhet shërimi i Gonzalo Higuain dhe përgatitja e tij për të luajtur një rol të madh në ndeshje, pasi që kjo do të jetë shumë e rëndësishme”.

Me edhe dhjetë ndeshje deri në fund të sezonit, Juventusi mban epërsi prej katër pikësh në krye të tabelës së Serisë A. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...