Sarri e lë rezervist Pjanicin për ndeshjen finale kundër Napolit

PUBLIKUAR

Maurizio Sarri është duke i menduar dy ndryshime në formacionin titullar të Juventusit për ndeshjen kundër Milanit në finale të Kupës së Italisë, duke e lënë jashtë mesfushorin Miralem Pjanic.

Takimi final i Kupës së Italisë luhet të mërkurën në orën 21:00, transmeton Gazeta Express.

Gonzalo Higuain, Giorgio Chiellini, Aaron Ramsey dhe Merih Demiral munguan në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale kundër Milanit të premten dhe nuk pritet t’ia dalin të riaftësohen as për finale.

Sipas mediave italiane, Sarri është duke i menduar dy ndryshime në 11-shën e tij.

Pjanic pati një paraqitje zhgënjyese përsëri në mesfushë dhe pritet të lihet në stol në favor të Sami Khediras, duke ia lënë rolin kryesor në mesfushë Rodrigo Bentacurit.

Douglas Costa e nisi gjysmëfinalen si titullar me Paulo Dybalan dhe Cristiano Ronaldon, por edhe ai pritet të lihet në stol dhe në vend të tij të luajë Jaun Cuadrado. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...