Sarri: E admiroj shumë Eriksenin e Tottenhamit

PUBLIKUAR

Në stinorin e kaluar Antonio Conte pat thënë se ëndërron Harry Kane në skuadrën “Blu”, ndërsa në këtë stinor trajneri Maurizio Sarri thotë se e admiron mesfushorin danez të Tottenhamit Christian Eriksen.

Të shtunën mbrëma Tottenhami e pret në “Wembley” Chelsean në kuadër të Premierligës, transmeton Gazeta Express.

“Pa dyshim se Harry Kane është sulmuesi anglez më i mirë, mirëpo më duhet ta them edhe një emër tjetër”, ka thënë Sarri.

“Më pëlqen Eriksen shumë sepse është një lojtar i mençur. Ai është një lojtar shumë teknik. Ai është në gjendje të luajë në mesfushë dhe të shënoj 8 ose 9 gola në stinor”.

“Më pëlqen ai shumë por nuk dua të flas për një lojtar të Tottenhami në lidhje me afatin kalimtar të transferimeve”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...