Ish-mesfushori i Chelseat, Claude Makelele mendon se do të jetë e vështirë për Maurizio Sarrin që ta fitojë titullin e Premierligës në stinorin e parë, mirëpo ka thënë se italiani do të bëjë histori në klubin londinez.
Sarri erdhi në Chelsea para fillimi të këtij stinori, duke e zëvendësuar Antonio Conten, i cili u shkarkua nga drejtuesit e klubit, transmeton Gazeta Express.
Sarri në katër ndeshjet e para të stinorit të Premierligës, i ka fituar të gjitha, duke mposhtur Huddersfieldin, Arsenalin, Newcastle dhe Bournemouthin.

“Mendoj se Chelsea ka ndryshuar shumë”, ka thënë Makelele.
“Sarri ende ka lojtarë të mirë, Eden Hazardi është aty, N’Golo Kante po ashtu. Mendoj se ai e ka kapacitetin për të bërë histori në Chelsea”.
Francezi në Chelsea k qëndruar për pesë vite, nga viti 2003 deri më 2005, ku i ka bërë 216 paraqitje për klubin dhe ka shënuar dy gola. /Gazeta Express/


