Saranda Bogujevci: Nuk jam arrestuar, por kjo nuk do të thotë se jam mirë shpirtërisht

PUBLIKUAR

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës, Saranda Bogujevci, përmes një postimi në Facebook demanton lajmet për arrestimin e saj.

“Të dashur familjare, miq dhe dashamire, tani me njoftuan se është përhapur lajmi se jam e arrestuar nga ana e policise.

Unë jam mire dhe nuk jam arrestuar, por kjo nuk do te thotë se jam mirë shpirterisht,në këto momente kur bashkëqytetarët e mi po arrestohen për shkak te luftës qe po e bëjmë për te miren te këtij vendi. Lufte, per te cilen kam menduar se ka marre fund në vitin 1999.

Gjithashtu nuk jam unë aspak me e veçantë se te gjithë te tjeret qe për çdo dite po luftojnë për një jete me te mire ne Kosovë.

As qe kam enderruar se kur te kemi shtetin tone te lire, ai do te vazhdoje te mbroje interesat e Serbise, karshi popullit te vet. Interesat e asaj Serbie, qe jo vetëm mua, por te gjithë neve, na ka marre një pjese te jetës ne një forme apo tjetër. Ju falemnderit te gjitheve per kujdesin e treguar! ‪#‎PerRepubliken” (sic.), ka shkruar Bogujevci. /Telegrafi/‬

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...