Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë ndër çiftet më të komentuara të momentit, kjo për shkak lidhjes së tyre por tashmë edhe vajzës që ata kanë, raporton Gazeta Express.
Çifti nuk ka nguruar të tregojë vajzën e tyre në rrjete sociale ndërkaq këtë e kanë bërë që ditën e parë që e vogla e tyre erdhi në jetë.
Së fundmi Sara ka postuar disa foto profesionale bashkë me vajzën e saj Poem Blue.
Fotot kanë filluar menjëherë të pëlqehen shumë nga të gjithë dhe të marrin shumë vëmendje, por ditën e djeshme Sara ka postuar edhe disa foto të tjera ku vëmendjen e mori mbishkrimi përkrahë kësaj fotoje.
Ajo kishte treguar se tashmë janë bërë 1 muaj që nga lindja e vajzës së saj.
“Si kaloi kaq shpejt një muaj? Zemra ime është aq e mbushur nga ti sa nuk mundem as ta quaj timen!”- ka shkruar krah fotove Sara./GazetaExpress/


