Phil Neville, ish legjenda e Manchester Unitedit, e ka lavdëruar yllin e ri të Manchester Cityt, Leroy Sane. Këtë të fundit e ka krahasuar me asin e Real Madridit, Gareth Balen
“Kur shoh duke luajtur Sanen ma kujton Gareth Bale kur doli nga Southampton në Tottenham”, ka deklaruar Neville për BBC, përcjell Express.
“Në fillim të sezonit keni menduar se Sane është i ri dhe pak i dobët dhe nuk mund të ndez në futbollin anglez. Por, edhe Bale ishte si Sane. Ai mund të jetë një lojtar i sensacionale.”, ka theksuar ai.
Sane, i cili u transferua në City nga Schalke, po vazhdon të shkëlqen me Manchester Cityn në të gjitha garat këtë sezon.


