“Sanchez i mërzitur, i vetmuar dhe i injoruar”

PUBLIKUAR

Alexis Sanchez dëshiron ta braktisë Manchester Unitedin sepse nuk kalon mirë me bashkëlojtarët dhe nuk e pëlqen stilin e lojës së Jose Mourinhos, sipas Times.

E përditshmja britanike “The Times” raporton se Sanchez dëshiron të lërë Unitedin për Paris Saint-Germainin sepse nuk ka marrëdhënie të mira me bashkëlojtarë dhe nuk e pëlqen aspak lojën e Jose Mourinhos, transmeton Express.

29-vjeçari i ka shënuar vetëm katër gola në 28 paraqitje për Unitedin që prej transferimit nga Arsenali janarin e kaluar, dhe mësohet se nuk ështe rehatuar me jetën në Manchester.

Times shkruan se Sanchez rrallë herë flet me bashkëlojtarët e vet, përjashto David de Gean, Juan Matan dhe Romelu Lukakun. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...