Sanchez i dëshpëruar me Unitedin, thotë se klubi është dashur ta blejë këtë lojtar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Alexis Sanchez mendon se Manchester United është dashur ta transferojë Arturo Vidalin.

Bashkëlojtari te kombëtarja e Kilit, Vidal u largua nga Bayerni i Munichut për të kaluar te Barcelona – megjithëse ishte i lidhur me një kalim te Djajtë e Kuq.

Të dy lojtarët kilian ndajnë të njëjtin agjent, Fernando Felicevichin, por Alexis mendon se për të ndërtuar një ekip të fortë duhet të kemi lojtar të nivelit të lartë.

“Për të konkurruar në nivelet më të larta, ne kemi nevojë për lojtarë si ai”, tha sulmuesi.

“Ai është një lojtar i madh dhe një partner i imi te ekipi kombëtar. Arturo Vidal është shembulli i llojit të lojtarit që duhet të kemi në ekip”, shtoi ai.

Theksojmë se skuadra angleze ka transferuar brazilianin Fred, gjersa po përballet me një largim të mundshëm të Paul Paogbas.

Ndryshe, United sonte do të luajë ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës Premier, ku në Old Trafford e mirëpret Leicester City. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...