“Sanchez duhet të vazhdojë kontratën me Arsenalin”

PUBLIKUAR

Alexander Hleb, ish sulmuesi i Arsenalit, shpreson që Alexis Sanchez të vazhdoj me klubin londinez

Arsenali është në telashe me Alexis Sanchezin, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit. Ylli kilian kërkohet nga PSG dhe Manchester Cityt, të cilat mund ta transferojnë lojtarin gjatë verës së ardhshme pa asnjë cent.

Por, ish sulmuesi i Arsenalit, Alexander Hleb shpreson që ish ylli i Barcelonës të vazhdoj me klubin londinez.

“Unë mendoj se ai do të presë deri në dimër, të shohë se si ekipi është duke luajtur dhe ndoshta do të nënshkruaj kontratën e re”, ka deklaruar Hleb.

“Pse të mos qëndroni në Arsenal? Është një klub i madh me traditë të madhe, tifozë të shkëlqyeshëm dhe Arsene Wengerin si menaxher. Ata mund të arrijnë gjëra të mëdha”, ka theksuar bjellorusi. /Express

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...