Pas një kohe të gjatë pa gjetur rrjetën, Alexis Sanchez ka shënuar atëherë kur i është dashur më së shumti Jose Mourinhos, duke u realizuar golin vendimtar në rikthimin dramatik të Manchester Unitedit ndaj Newcastle Unitedit në Premierligë të shtunën në “Old Trafford”.
Manchester Unitedi fitoi me rikthimi dramatik 3-2 edhe pse po humbiste 2-0 për pjesën më të madhe të takimit të javës së tetë ndaj Newcastle Unitedit, në një ndeshje vendimtare për të ardhmen e Jose Mourinhos, raporton Gazeta Express.
Për pjesën më të madhe të këtij takimi, jo vetëm që u duk sikur lojtarët e Manchester Unitedit ishin dorëzuar dhe s’po luanin më për Jose Mourinhon, por loja e tyre të jepte ndjesinë sikur ata s’po luanin futboll fare më.
Newcastle Unitedi krijoi epërsi prej dy golave pas vetëm dhjetë minutave, rezultat që e detyroi Mourinhon ta zëvendësojë Eric Bailly dhe përkundër se burimet brenda Unitedit para ndeshjes e mohuan se ai do të shkarkohej pas ndeshjes, dukej se portugezi do t’i mblidhte plaçkat në fund të takimit.
Por pastaj, kur kishin mbetur 20 minuta lojë, Juan Mata e theu akullin për United duke shënuar super gol nga gjuajtja e lirë.
Anthony Martial e barazoi rezultatin duke e ndezur “Old Traffordit” dhe pastaj pak momente para se akrepat të shënonin 90 minuta, Alexis Sanchez e shënoi golin e fitores duke e kompletuar rikthimin e jashtëzakonshëm.
Duhej të ishte kiliani, futbollisti që ishte hija e vetes që prej mbërritjes në United nga Arsenali në janar. Por, si ekipi i tij, edhe ai do të shpresojë se ku moment do të jetë pikë kthese për të mirë.
Man United renditet e teta tani me 13 pikë, pesë më pak se lideri Manchester City.
Për Newcastle United gjërat vështirësohen, pasi ende nuk e ka shijuar fitoren dhe mbetet e 19-ta me vetëm dy pikë të mbledhura. /Express/


