Sanchez: Askund në botë s’mund ta gjeni diku si Lukaku

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Manchester Unitedit i huazuar në Inter, Alexis Sanchez, thotë se askush në botë nuk është si Romelu Lukaku, i cili është futbollisti më i shtrenjtë në skuadrën e zikaltërve.

Romelu Lukaku iu bashkua Interit gjatë afatit kalimtar të kësaj vere nga Manchester Unitedi, transmeton Gazeta Express.

26-vjeçari veçse i ka shënuar dy gola në dy ndeshje të zhvilluara për Interin e Antonio Contes, që këtë sezon e ka synim t’i marrë titullin e kampionit të Italisë Juventusit.

Sanchezi e ndoqi Lukakun në Inter nga Manchester Unitedi në formë huazimi dhe kiliani e lavdëroi ish-bashkëlojtarin e tij.

“Nuk do ta gjeni askënd tjetër si ai, askund në botë”, tha Sanchezi në një intervistë të dhënë për ESPN FC.

Dyshja u përball me disa vështirësi në Old Trafford, pasi që trajneri Ole Gunnar Solskjaer preferonte të luante me lojtarë të tjerë në vend të atyre të dyve.

“Lukaku dhe unë u stërvitëm shumë mirë. Por, neve na nevojiteshin më shumë ndeshje për ta arritur nivelin tonë më të mirë. Nuk ishte koha e duhur për ne që të jemi në Manchester”, shtoi Sanchezi.

“Kishte shumë ndryshime. Kur kalon nëpër aq shumë ndryshime, është e vështirë. Unë dhe Lukaku u stërvitëm shumë mirë. Këtu e kemi vullnetin për të arritur. Kjo është arsyeja pse unë dhe Romelu jemi këtu”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...