Renato Sanches mund të transferohet te Swansea City
Ylli portugez, Renato Sanches pritet të largohet nga Bayern Munich gjatë kësaj jave pasi nuk bën pjesë në planet e Carlo Ancelotti për sezonin e ri.
Sipas WalesOnline, ish anëtari i Benficas mund të transferohet si huazim për një sezon te skuadra e Premierligës, Swansea City, përcjell Express.
Sanches gjatë kësaj vere është kërkuar nga skuadrat e mëdha si: Liverpool, Chelsean dhe Milanin.


