Sampdoria e çmendur pas Sadikut

PUBLIKUAR

Paraqitja e shkëlqyer në Euro 2016 e Armando Sadikut, e cila u finalizua me golin e realizuar në ndeshjen e tretë ndaj Rumanisë, nuk ka ngelë pa u vënë re nga menaxherët e skuadrave të ndryshme europiane.

Mediat sportive italiane dhe konkretisht “Corriere dello Sport” shkruan se Sampdoria po vëzhgon sulmuesin shqiptar, kartonin e të cilit aktualisht e ka Zyrihu.

“Corriere dello Sport” shkruan se sulmuesi e ëndërron një transferim në Italia dhe Sampdoria po tenton ta shfrytëzojë dëshirën e lojtarit, duke tentuar ta afrojë për sezonin e ardhshëm.

Fazën e dytë të sezonin në ligën zvicerane Sadiku luajti me Vaduz ku realizoi edhe disa gola, të cilët bën të mundur mbijetesën e ekipit mes më të mirëve. Por, kartoni i Sadikut është në pronësi nga Zyrihu, klub i cili ra në ligën e dytë. Presidenti i këtij ekipi është shprehur së fundi për të ardhmen e Sadikut se ai do të qëndrojë me ekipin zviceran, i cili nuk e ka në plan ta shesë lojtarin, transmeton TCH.

“Sadiku është lojtari ku do të mbështetemi për ringritjen e ekipit”, është shprehur pak ditë më parë presidenti i Zyrih. Por, në rast të një oferte të majme zor se zviceranët do të dilnin kundër dëshirës së lojtarit.

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...