Samanta e nisi ditën në sheshxhirim.
Samanta Karavella ka javë që ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor, por ende nuk ka dhënë datë për të, shkruan lajmi.net.
Artistja kohë pas kohe ka ndarë pjesë nga xhirimet e fotosesionet, por duket se ende nuk e ka finalizuar këngën e re.
Mëngjesin e sotëm, Samanta publikoi një video, me të cilën tregoi se po vazhdon me xhirimin e disa skenave.

Artistja ka kohë që nuk ka sjellë këngë të re, e fundit ishte “NKN”, bashkëpunim ky me Skerdin, i publikuar verën e kaluar. /Lajmi.net/


