Salzburgu i Valon Berishës u eliminua për fajin e gjyqtarit

PUBLIKUAR

Salzburgu është eliminuar nga Europa League, duke mos realizuar ëndrrën për të arritur në finale, edhe pse ishte afër të provonte këtë fat nga penalltitë.

Në minutën e 116’, në kohën shtesë, kur të gjithë po bëheshin gati, gjyqtari kryesor, por as ata anësor, nuk i morën për bazë protestat e lojtarëve vendas për një goditje nga këndi të dhënë në favor të mysafirëve, por që në të vërtetë ishin vet ata që e kishin qitur jashtë topin.

Sido që të jetë, Marseille, me gjithë atë situatë të tensionuar, arriti të shfrytëzojë tollovinë në zonë dhe të shënojë golin e fitores dhe kalimit në finale, duke dëshpëruar mysafirët që më pas shkuan të gjithë te gjyqtari, por që ndeshja kishte mbaruar, bashkë me të edhe ëndrra për të arritur në finale. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...