Salihaj: Thaçi ka dërguar shumë shokë të luftës në burg

PUBLIKUAR

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Adem Salihaj, në emisionin “Info- Box”të RTV Dukagjini, ka theksuar se presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi do të akuzohet nga Gjykata Speciale, ndërsa sipas tij, Thaçi ka dërguar shumë shokë të luftës në burg.

Sipas tij, është e palogjikshme që Thaçi të mos akuzohet, sepse secili raport ndërkombëtar, në të cilin flitet për krimet e kryera gjatë dhe pas luftës,  sipas tij, e apostrofon ish – shefin e PDK-së si përgjegjësin kryesor.

“Nuk besojë  se atë do të mund ta shpëtojë ndonjë lloj imuniteti, madje as pozita e presidentit. Unë mendoj që ai do të jetë në listën e të akuzuarve. Thaçi është akuzuar publikisht në raportin e Dick Martyt”.

Salihaj më tutje ka theksuar se Thaçi dallohet si njeri dhe politikan i zhdërvjellët, madje sipas tij, ai i ka dërguar shumë shokë të luftës në burg.

“Ai ndoshta prapë do të tregohet  i zhdërvjelltë dhe mund t’i dërgoj edhe shokët tjerë në burg”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj e lidh shkarkimin e Isufajt me sulmet e Kurtit: Po i vjen erë e keqe kësaj pune

Ramush Haradinaj ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të kryeprokurorit të shtetit, Blerim Isufaj. Përmes...

Bedri Hamza futet në Qeveri, a do të pajtohen me Kurtin për mosshkuarje në zgjedhje?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është futur në objektin e Qeverisë. Ai...

Policia në Prizren fillon mbikëqyrjen e rrugëve me dronë

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor – Prizren (NJTRR-Prizren) ka filluar zbatimin e kontrolleve të...