Salihaj: Skena politike duhet të pastrohet nga kriminelët dhe të korruptuarit

PUBLIKUAR

Edhe pse 17 vjet pas fitores kundër okupatorit dhe jetës në lirinë e paguar shtrenjtë, në Kosovë drejtësia po vazhdon të shitet dhe të blihet shumë më keq se në ‘pazar’, derisa për këtë gjendje të mjerueshme dhe shumë shqetësuese nuk jep përgjegjësi askush.

Ndaj është shtuar edhe dilema se si po funksionon kjo shitblerje nga sekserët e ndryshëm dhe të inkriminuar, të cilët ndërmjetësojnë në ndarjen e “drejtësisë” në gjyqësorin e Kosovës, ku veç të tjerash dyshohet se për rastet që nuk kanë interes dhe nuk duan t’i gjykojnë i hedhin në sirtarët e tyre për shumë vjet, ndërsa ato që duan t’i zgjidhin sipas metodave korruptive e të kundërligjshme i shtyjnë përpara në dobi të atyre që paguajnë gjyqtarët duke i korruptuar!

Për këtë dhe çështje të tjera të kësaj natyre flasin njohësit e kësaj fushe.

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se Kosova ka numër të madh juristësh të mirë, të cilët do të mund dhe të punonin me nder në gjyqësor në interes të qytetarëve dhe të Kosovës.

Por, sipas tij, problemi qëndron se sistemi i drejtësisë në Kosovë është i korruptuar, ngase shumë gjyqtarë dhe prokurorë emërohen nga njerëz të korruptuar dhe të inkriminuar, duke punuar kësisoj për interesa të tyre e jo për interesa të qytetarëve.

“Andaj, Kosova nuk do të mund të dalë nga kthetrat e krimit pa a pastruar sistemin politik para së gjithash nga kriminelët dhe të korruptuarit, e më pastaj ta pastrojë edhe vetë sistemin e gjyqësisë. Gjyqësori është shndërruar në mekanizëm për përfitime të llojllojshme, në të cilin ndërmjetësuesit nxjerrin përfitime të mëdha, duke nxjerrë ‘të pafajshëm’ njerëz që kanë bërë krime të rënda”, është shprehur Salihaj, për Kosovasot

SHIKO MË SHUMË

Zjarri në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë, Policia jep detaje

Një zjarr ka shpërthyer sot në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për...

Hamza konfirmon pjesëmarrjen në seancën konstituive: Presim që kjo të mos jetë një kalkulim

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka konfirmuar se deputetët e PDK-së...

Lajm i mirë, SHKKSH njofton se e kanë gjetur 80 vjeçarin nga Ferizaj që kishte humbur nga 17 gushti

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim ka njoftuar se pas kërkimeve intensive në bashkëpunim...