Salihaj: Mustafa nuk i ka votat për Demarkacionin

PUBLIKUAR

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, e ka arsyetuar veprimin e kryeministrit Isa Mustafa për mosdërgimin e Demarkacionit në Kuvend, pasi thotë se nuk janë votat për një çështje të tillë.

“Unë mendoj se kryeministri Mustafa po bën veprime të arsyeshme që nuk po e sjell në Kuvend sepse ta sjellësh në Kuvend kur teknikisht shqiptarët nuk i kanë numrat e mjaftueshëm edhe po ta votojnë gjithë pa përjashtim shqiptarët e pozitës.

Në çdo aspekt nuk është numër i mjaftueshëm për mbajtjen e seancës plenare për ta votuar edhe po ta votojnë të gjithë. Por tashmë është fakt se një numër i deputetëve edhe të PDK dhe LDK e kanë kundërshtuar dhe nuk ka asnjë mundësi reale që të kalojë Demarkacioni”, tha Salihaj për Tribuna Channel.

Salihaj shtoi se me iniciativën e disa deputetëve të LDK-së, për ndryshimin e nenit të Marrëveshjes së Demarkacionit mund të arrihet një konsensus dhe të mos ketë krizë politike në vend.

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...