Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj ka thënë se dështimi i rezolutave në Kuvendin e Kosovës për lirimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj është i turpshëm.
“Nuk ishte problemi te deputetët por te liderët që nuk i kanë votat në Kuvend, për të votuar një rezolutë të thjeshtë për lirimin Haradinaj. Kjo ishte e turpshme”, ka thënë Salihaj, njofton Klan Kosova.
“Ne shqiptarët për asnjë interes kombëtar nuk kemi konsensus. Lufta është cili po e akuzon tjetrin, cili po e mund tjetrin. Faji ishte edhe te pozita por edhe te opozita, pasi përmes rastit të arrestimit të Ramushit po kërkonte rrëzimin e Qeverisë. Kjo nuk i bënte nder as Ramushit”, ka shtuar Salihaj.
“Është një marrëveshje e Brukselit që parash amnisti edhe të serbëve në Kosovë që kanë kryer krime, pro edhe të shqiptarëve që i akuzon Serbia. Kosova e ka përmbush këtë pikë, jo Serbia që nuk respekton asnjë marrëveshje”.


