Salernitana mund ta transferojë Cavanin

PUBLIKUAR

Presidenti i Salernitanas, Danilo Iervolino ka pranuar që transferi i Edinson Cavanit “mund të jetë vetëm një ëndërr” si dhe ka folur për drejtorin e ri sportiv të skuadrës, Morgan De Sanctis

Ish portieri është zyrtarizuar si drejtor i ri në Stadio Arechi, ku ai do ta zëvendësoi Walter Sabatinin.

“Ai ka pasion të madh dhe i pëlqen projekti i jonë. Ne dëshirojmë një skuadër të re dhe kualitative”, tha Iervolino për Radio Punto Nuovo, transmeton GazetaExpress.

“Ne e dimë që është një sezon i vështirë që na pre. Ne kemi besim dhe aty ka entuziazëm”.

Ëndrra e Granatas është nënshkrimi me ish sulmuesin e Napolit, Edinson Cavani, por Iervolino pranon që transferi i uruguaianit mund të mos materializohet.

“Ndoshta, do të mbetet vetëm një ëndërr, por sigurisht ai është një lojtar i madh. Ne do ta fillojmë aktivitetin e transferove javën e ardhshme. Ne do ta diskutojmë këtë me drejtorin dhe stafin e tij, do të përpiqemi që të gjejmë profilet e duhura të lojtarëve dhe të investojmë në ta. Ne jemi optimist. Shpresojmë që të bëjmë punë të mirë”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...