“Salah, më shumë si Ronaldo se Messi”

PUBLIKUAR

Salah ngjan më shumë në stilin e lojës me Ronaldon se Messin, thotë Carragher.

Mohamed Salah po shkëlqen te Liverpooli që në sezonin e parë. Ai ka realizuar 31 gola në 37 paraqitje, shpeshherë duke i krahasuar edhe me Lionel Messin për mënyrën se si luan.

Por, Jamie Carragher thotë se më shumë duket si Cristiano Ronaldo se sa si Lionel Messi.

“Salah më shumë luan si Cristiano Ronaldo. CR7 është shembull se si ka ndryshuar rroli i një anësori, duke u futur në qendër nga krahu. Kurse Messi luan më thellë, ai edhe udhëheq skuadrën dhe shpesh e shohim në rolin e mesfushorit”, tha Carragher.

“Salah tani është tjetër lojtar – më shumë golashënues se futbollist që bën lojë. Ai zhgënjehet nëse largohet nga fusha pa shënuar”.

“Ka kohë që bëhet krahasimi me stilin e Lionel Messit, edhe pse ende nuk është në nivelin e Messit dhe Ronaldos – sulmuesi i Liverpoolit tani më shumë luan si Ronaldo”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...