Salah, Mane dhe Firmino: 75 gola, 30 asiste

PUBLIKUAR

Salah, Mane dhe Firmino kanë krijuar një treshe të frikshme për çdo kundërshtar.

Dalëngadalë Jurgen Klopp po ndërton një skuadër të fuqishme për të ardhmen, nëse dështon edhe këtë edicion të fitojë një trofe, raporton Goal, transmeton Gazeta Express.

Me pak transferime gjatë verës, në mbrojtje e mesfushë, Liverpooli mund të kthehet vitin e ardhshëm për të konkurruar për titullin e Premierligës, sidomos nëse aty do të jenë treshja sulmuese, Mohamed Salah, Sadio Mane e Roberto Firmino.

Tre lojtarët në fjalë së bashku deri më tani kanë shënuar 75 gola në të gjitha garat, teksa kanë dhuruar edhe 30 asistime; Salah (37 gola, 10 asiste), Mane (15 gola, 8 asiste) dhe Firmino (23 gola, 12 asiste).

Me tre lojtarët në fjalë, Klopp do të tentojë edhe këtë sezon të fitojë trofe, është Champions League që vazhdon të mbetet në garë. Për të ëndërruar më shumë, Liverpooli fillimisht duhet të eliminojë Manchester Cityn, me të cilën do të përballet në çerekfinale. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...