Salah ka një mesazh për tifozët, pasi nënshkroi kontratë të re me Liverpoolin

PUBLIKUAR

Spekulimet mbi të ardhmen e Mohamed Salahut kanë marrë fund. Ai edhe zyrtarisht sot ka rinovuar kontratën me Liverpoolin.

Klubi anglez ka njoftuar këtë të premte për arritjen e marrëveshjes me egjiptianin, i cili vlerësohet si një prej futbollistëve kryesorë – shkruan Gazeta Express.

Me kontratën e re, Salah do të jetë i lidhur me Liverpoolin deri më 30 qershor 2025.

“Duhej pak kohë, mendoj unë, për të rinovuar, por tani gjithçka është bërë, kështu që ne vetëm duhet të përqendrohemi në atë që vjen më pas. Unë mendoj se ju mund të shihni në pesë apo gjashtë vitet e fundit se ekipi ishte gjithmonë në ngritje. Sezonin e kaluar ishim afër të fitonim katër trofe, por fatkeqësisht në javën e fundit të sezonit humbëm dy trofe”, tha 30-vjeçari për faqen zyrtare të klubit pas nënshkrimit të kontratës së re.

“Mendoj se jemi në një pozicion të mirë për të luftuar për gjithçka. Kemi edhe nënshkrime të reja. Thjesht duhet të vazhdojmë të punojmë shumë, të kemi një vizion të mirë, të jemi pozitivë dhe të vazhdojmë përsëri për gjithçka”, shtoi ai.

“Mesazhi im [për tifozët] është se lojtarët në ekip duan të japin maksimumin tonë sezonin e ardhshëm për të fituar të gjithë trofetë. Si zakonisht, ju qëndroni pas nesh dhe na jepni një shtysë të madhe dhe jam i sigurt se do të fitojmë trofe përsëri [së bashku]”, deklaroi Salah. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...