Salah i shpëton kartonit të kuq pas ndërhyrjes së tmerrshme

PUBLIKUAR

Mohamed Salahu ka qenë edhe një herë në qendër të vëmendjes për incidente kontroverse, pas ndërhyrje së tij tronditëse në ndeshjen e mbrëmshme të Liverpoolit kundër Portos, në Ligën e Kampionëve.

Ylli 26-vjeçar i Liverpoolit, Mohamed Salah, e bëri një ndërhyrje tejet të rrezikshme ndaj Danilo Pereiera të Portos gjatë ndeshjes së mbrëmshme, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, sulmuesi egjiptian nuk u ndëshkua me karton të kuq, pasi që as gjyqtari e as teknologjia VAR nuk reagoi ndaj kësaj ndërhyrjeje.

Embedded video

The Man Utd Way@TheManUtdWay

Meanwhile, Salah has just got away with this clear red card. Didn’t even gone to VAR. Madness!

3,108 people are talking about this

Kjo ka bërë që shumë tifozë të futbollit të mbeten të pakënaqur me mënyrën se si po përdoret VAR-i në Ligën e Kampionëve, për shkak të edhe penalltisë që iu dha Manchester Cityt në ndeshjen ndaj Tottenhamit.

Gjatë këtij sezoni, Salahu është kritikuar edhe për simulime brenda zonës së portierit, të cilat rezultonin me penallti. Për shumë tifozë, ndërhyrjet ndaj egjiptianit nuk ishte mjaftueshëm të ashpra për t’u rrëzuar në tokë e për të kërkuar penallti.

Megjithatë, Liverpooli e fitoi ndeshjen e mbrëmshme me rezultat 2:0, përmes dy golave të shënuar në pjesën e parë të ndeshjes, nga Naby Keita në minutën e pestë dhe nga Roberto Firmino në minutën e 26’. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...