Salah i shënon 2 gola, bën 2 asiste dhe humb 2 penallti në fitoren e Egjiptit

PUBLIKUAR

Nuk është e zakonshme që një lojtar shënon dy gola dhe bën dy asistime në një fitore me rezultatin 6-0, dhe humbet dy penallti, mirëpo kjo i ka ndodhur mbrëmë Mohamed Salahut.

Qysh në minutën e parë në ndeshjen kualifikues të Kupës së Afrikës mes Egjiptit dhe Nigerisë, sulmuesit të Liverpoolit iu prit një penallti, transmeton Gazeta Express.

Menjëherë pas kësaj, Salahu u kundërpërgjigj me dy asistime për golat e Marwan Mohsenit dhe Ayman Ashrafit.

Salahu edhe njëherë e gjeti vetën tek pika e bardhë e penalltisë, mirëpo përsëri iu mohua goli nga portieri nigerian, Daouda Kassaly.

Pas kësaj erdhi goli tretë për Egjiptin, që e shëno ylli i Liverpoolit, e që më pas, 26-vjeçari u kujdes edhe për golin e tij të dytë personal të ndeshjes, duke e shënuar golin me kokë për ta dërguar rezultatin në 5-0.

Mesfushori i Arsenalit, Mohamed Elneny, në fund shënoi golin e gjashtë për Egjiptin duke e vulosur fitoren e  thellë ndaj Nigerisë. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...