Guti mendon se Salah do të ishte transferim fantastik për Real Madridin.
Legjenda e Real Madridit, José María Gutiérrez Hernández i njohur si Guti, i ftuar në emisionin “El Chiringuito de Jugones”, tha se anësori i Liverpoolit, Mohamed Salah, do të ishte një transferim i qëlluar për Los Blancos.
“Salah mund të luajë në Real Madrid. Është fantastik, i shpejt në krah, ndryshon ritmin shpejt, driblon me lehtësi dhe shënon edhe gola”, tha Guti.
Salah shihet si zëvendësues për Gareth Bale, ky i fundit sipas mediave spanjolle, po luan sezonin e fundit me fanellën e Real Madridit.
Çmimi i Mohamed Salah sillet nga 140 milionë deri në 200 milionë euro. /Gazeta Express/


