Salah: Është radha jonë ta fitojmë Premierligën

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, beson tashmë i ka ardhur koha gjigantit anglez ta fitojë trofeun e Premierligës, pas fitores bindëse me rezultat 4:0 në ndeshjen kundër Crystal Palace të mërkurën.

Golat e shënuara nga Trent Alexander-Arnold, Mohamed Salah, Fabinho dhe Sadio Mane në Anfield bënë që skuadra e Jurgen Kloppit ta bëjë një tjetër hap drejt titullit të parë të ligës në 30 vjet, transmeton Gazeta Express.Ramos i kundërpërgjigjet Piques, pas akuzave për referim

Salah u shpreh shumë i lumtur që Liverpooli është vetëm dy pikë larg titullit të parë të kampionit të Anglisë që nga viti 1990.

“Ndihem për mrekulli. Që nga kur kam ardhur këtu, unë kam thënë se dëshiroja ta fitoja titullin e Premierligës me skuadrën. Ky qytet nuk e ka fituar këtë që një kohë të gjatë, kështu që ky ishte momenti i duhur”, ka thënë Salah.

“Ndoshta vitin e kaluar patëm mundësi ta fitojmë atë, por Manchester City performonte për mrekulli dhe ata e merituan titullin. Por, tani është radha jonë ta fitojmë këtë dhe është e mrekullueshme”.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...