Salah e rrëzon Ronaldon nga froni

PUBLIKUAR

Mohamed Salah shkëlqeu të martën mbrëma duke i shënuar dy gola në fitoren 5-2 të Liverpoolit kundër Romës në ndeshjes e parë gjysmëfinale në “Anfield”.

Përveç dy super golave, anësori egjiptian u përkujdes t’i dhurojë edhe dy asiste për bashkëlojtarët e vet në një përballje ku ai ishte lojtari i ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Dy golat e mbrëmshme e kanë çuar në 43 total numrin e golave të shënuara nga Salah deri tani këtë sezon, që nënkupton se ylli i Liverpoolit e ka tejkaluar Cristiano Ronaldon si golashënuesi më i mirë në kontinent në të gjitha garat.

43 golat e Salahs kanë ardhur në vetëm 47 ndeshje, edhe pse Ronaldos ia janë dashur vetëm 39 ndeshje për t’i realizuar 42 gola.

Lorenzo Insigne i Napolit e kompleton top treshen me 41 gola në 45 ndeshje, derisa Lionel Messi është i katërti me 40 gola në 50 paraqitje. /Express

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...