Salah e kërkon hakmarrjen: E dua Realin në finale!

PUBLIKUAR

Liverpooli ka arritur të shënojë fitore edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Villarrealit me rezultat 2:3.

“Reds” patën një pjesë të parë për t’u harruar, teksa e panë vetën në disavantazh prej 2:0, duke u barazuar me rezultat të përgjithshëm 2:2, shkruan Gazeta Express.

Por, pauza u bëri mirë mysafirëve. Instruksionet e Jurgen Klopp dhe inkuadrimi i Luis Diaz funksionuan, teksa Liverpooli përmbysi gjithçka duke e fituar ndeshjen 2:3.

Pas ndeshjes, Salah u shpreh se e dëshiron Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Dua të luaj ndaj Real Madridit. Jam i sinqertë. Nëse më pyesni personalisht, e dua Real Madridin në finale”, tha ai.

Kujtojmë se në finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit në vitin 2018, Salah u largua nga ndeshja pas një lëndimi në krah, që ia shkaktoi Ramos. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...