Salah dhe Kane – kjo ndodhi për herë të parë në histori në Premierligë

PUBLIKUAR

Për herë të parë në histori të Premierligës në një edicion me 38 ndeshje, dy futbollistë e kanë përfunduar sezonin mbi 30 gola.

Mohamed Salah e ka përfunduar sezonin me 32 gola, duke fituar “Këpucën e Artë” në Premierligë, pasi realizoi dy gola më shumë se sulmuesi i Tottenham, Harry Kane.

Salah, me golin kundër Brighton ka thyer rekordin në Premierligë sa i përket golave të realizuara në një edicion (32), për të lënë prapa Ronaldon, Shearerin e Suarezin (31).

Shifrën e 30 golave e arriti edhe Kane dhe sipas “Squawka Football”, kjo është hera e parë në histori të Premierligës në një edicion me 38 ndeshje, që dy futbollistë e përfundojnë sezonin me së paku 30 gola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...