Eusebio Di Francesco i Romës është rikthyer të flasë sërish për Mohamed Salah, për të cilin thotë se e bëri diferencën në ndeshjen e parë në Champions League dhe se do të jetë rreziku kryesor edhe në atë të kthimit në “Olimpico”.
Ndër të tjera, Di Francesco ka zbuluar se Salah ishte shitur kur ai mori drejtimin e Romës, që tani duket se janë penduar për largimin e egjiptianit.
Salah shënoi dy gola dhe dhuroi dy asistime në fitoren 5-2 të Liverpoolit kundër Romës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Ai bëri diferencën ndaj nesh, ishte e pashmangshme. Ai është lojtar që e ndryshon ndeshjen nga momenti në moment”, tha trajneri Romës.
“Sido që të jetë, ai tashmë ishte larguar kur mora drejtimin e skuadrës. Salah është lojtar që dita ditës po vërteton se ka cilësi, kualitete për t’u krahasuar me shumë futbollistë (të mëdhenj)”. /Gazeta Express/


