Sadiku flet për të ardhmen, dëshiron të largohet nga Zvicra

PUBLIKUAR

Sadiku ende nuk ka vendosur për të ardhmen

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka bërë të ditur se ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Dëshira e sulmuesit shqiptar është që të vazhdojë karrierën jashtë kampionatit zviceran, duke mos treguar destinacionin e mundshëm.

“Kam bërë një sezon shumë të mirë me Luganon, por nuk e di se ku do të jetë e ardhmja ime”, tha fillimisht Sadiku.

“Jam në pronësi të Cyrih dhe kam  edhe 1 vit kontratë me këtë skuadër. Të përfundoj ndeshjen me kombëtaren dhe pastaj të shoh se ku do ta vazhdoj karrierën, do të jem te Lugano, do të kthehem te Zyrihu apo do të shkoj në një skuadër tjetër”, shtoi ai.

“Objektivi im është të largohem nga kampionati zviceran sepse kam 6 sezone që luaj aty”, përfundoi sulmuesi i Kombëtares. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...