Sacchi: Messi si Maradona

PUBLIKUAR

Arrigo Sacchi, ish trajneri i Italisë e ka krahasuar yllin e Barcelonës, Lionem Messin me legjendën e Argjentinës, Diego Maradona.

Lionel Messi është si legjenda e Argjentinës, Diego Maradona. Kështu mendon ish trajneri i Italisë, Milanit dhe Parmës, Arrigo Sacchi.

Këto komente Sacchi i ka bërë pas fitores së Barcelonës, me rezultat 3:0, ndaj Bayern Munichut.

“Messi ka kapërcyer një periudhë të vështirë dhe ka gjetur përsëri formën e tij të jashtëzakonshme,” ka deklaruar Sacchi për La Gazzetta dello Sport.

“Ai është një lojtar unik dhe shumë të kompletuar. Ai është një lojtar vdekjeprurëse, i cili është në gjendje ta ndihmoj ekipin edhe në mesfushë. Ai është si Maradona”, ka deklaruar ai.
http://www.gazetaexpress.com/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...