Sabit Pacolli uron qytetarët për Vitin e Ri

PUBLIKUAR

Kryetari i AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli ka uruar për festën e vitit të ri të gjithë qytetarët ku do që janë.

Të dashur miq urime Viti i Ri 2017 ju uroje begati e sa me shumë suksese por edhe shëndet më të mirë, thuhet në urim.

Urimi i plotë i Sabit Pacollit…

Sot në ditën e fundit të vitit 2016 po ndihem i lumtur, por edhe mjaft i nderuar aq sa edhe krenar që këtë vit po e përmbylli më shumë suksese.

Madje rrugëtimin për të investuar dhe për të ndihmuar vendin tim do ta vazhdoje edhe në 2017.

Uroje që në këtë ditë të gjithë të jenë të lumtur e në mesin e familjareve.

Sot mendja po më rri tek familjet e dëshmoreve, martirëve, familjet e të zhdukurve, po ndjej dhimbjen e tyre.
Krejt çka dua është që edhe ata të buzëqeshin sot dhe shpresoj që viti i ardhshëm të jetë një vit më i mirë.

Po mendoja se po të mos ishin trimat tanë që luftuan, ne sot nuk do festonim prandaj i jemi falënderues deri në frymën e fundit.

Do doja të ndaja një përqafim për gjithë fëmijët jetim t’ju them që jeni e ardhmja e vendit tone.

Prandaj sot sa kam gëzim kam dhe mërzi, por kjo e para do të triumfoje për të gjithë edhe për të varfrit.

Të dashur miq urime Viti i Ri 2017 ju uroje begati e sa me shumë suksese por edhe shëndet më të mire.

Me respekt,
Sabit Pacolli
Kryetari i AKR-së në Lipjan

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...