Sabit Pacolli, ish-kryetar i AKR-së në Lipjan, tashmë i larguar nga politika, dhe po vazhdon aktivitetet e tij me biznes.
Ai sot përmes një video live në facebook, ka ofruar mbështetje, Imri Ahmetit për zgjedhjet e 22 tetorit.
Pacolli ka dhënë mbështetje Imri Ahmetit për të qeverisur edhe një mandat katër vjeçar Lipjanin.
Ai ka konfirmuar se shumë shpejt do të jetë në Kosovë, do ti ndihmoj qytetarët, dhe asnjë parti tjetër që po manipulojnë me qytetarë.
“Duhet me përkrah, atë që ka punu, dorën në zemër në Lipjan është punua, e uroj kryetarin Imri Ahmetin se me të vërtet ka punua, Imri Ahmeti do të fitoj edhe pa AKR-në në Lipjan”, është shprehur Pacolli.
“Unë mendoj se Imri Ahmeti është fitues, dhe mendoj që do të fitoj Lipjanin pa balotazh, bile ska pasur nevojë për AKR-në hiq”, ka shtuar ai.
Po ashtu, ditë më parë edhe Valon Pacolli iu është bashkuar ekipit të Kryetarit Ahmeti dhe LDK-së në Lipjan, kështu duke konfirmuar mbështetjen e shumë Pacollve që jetojnë në Lipjan.
Ai ka folur edhe për synimin e tij që kur ka ardhur në Kosovë, duke u shprehur se ai nuk ka ardhur në Kosovë për të fituar diçka, por vetëm për ti ndihmuar njerëzve. /LipjaniNews/


