Sabit Pacolli: President Thaçi, harroje zanatin e vjetër!

PUBLIKUAR

Kryetari i AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli përmes një postimi në facebook ka kundërshtuar viziten e Presidentit në bastionet e PDK-së.

“Dalja e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaqit në takime të ndryshme, e kryesisht në bastionet e PDK-së defenitivisht nuk është e drejt dhe korrekte, dhe aspak nuk i kontribon demokracisë në vend, njëherit dhe përben shkelje kushtetuese. Vet prania e tij në këto takime, edhe po mos tu fliste asnjë fjalë do të thotë shumë, sepse vetë Thaçi pak kohë më parë udhëhiqte këtë parti”, ka shkruar nderë tjerash ai.

Postimi i plotë i Pacollit:

President Thaqi, harroje zanatin e vjetër!

Dalja e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaqit në takime të ndryshme, e kryesisht në bastionet e PDK-së defenitivisht nuk është e drejt dhe korrekte, dhe aspak nuk i kontribon demokracisë në vend, njëherit dhe përben shkelje kushtetuese.

Vet prania e tij në këto takime, edhe po mos tu fliste asnjë fjalë do të thotë shumë, sepse vetë Thaçi pak kohë më parë udhëhiqte këtë parti.

Përkatësisht nenin 83 të kushtetutës në të cilin thuhet qartë se “Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës”.

Uroj që qytetarët ta shohin këtë, edhe një arsyeje më shumë se kah po shkon ky vendi ynë, “Presidenti” i Republikës së Kosovës përveç që vazhdon ta dëmtoj vendin, ku të gjithë e dimë se si është zgjedh, ai po vazhdon të jetë edhe në shërbim të partive politike në këtë raste të PDK-së.

Ne si AKR-Lipjan, unë si Sabit Pacolli i bëjmë thirrje Hashim Thaçit që menjëherë të heqë dorë nga këto ndërhyrje të drejtpërdrejta në çfarëdo partie politike dhe çfarëdo individi, por të udhëheq atë se çfarë i takon me ligj, dhe të jep përgjegjësi për atë pozitë që mban.(sic) ka shkruar ai.

11

 

 

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...