Në Lipjan shumë shpejt pritët të bëhet përurimi i fabrikës më të re të prodhimit të lëngjeve “Ms Quality”.
Sabit Pacolli tha për LipjaniNews se kjo pritët të ndodhë në fillim të vitit 2017.
“Po kjo do të ndodhë shumë shpejt, objekti është në fazën përfundimtare për përgatitjen e infrastrukturës dhe hapësirave brenda saj”, tha ai.
Ndryshe në këtë fabrikë pritët të punësohen disa persona të Lipjanit, kështu duke ndikuar sa do pak në papunësi.
“Kryesisht punëtorët do të jenë Lipjanas, dhe prodhimi do të jetë për eksport”, tha Pacolli. /LipjaniNews.com/





