Sabit Pacolli bënë thirrje lipjanasve ti bashkohen AKR-së

PUBLIKUAR

Koordinatori i AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli ka bërë thirrje qytetarëve Lipjanas që ti bashkohen subjektit që ai i takon duke thënë se nuk është vonë për tu bashkuar.

“AKR-ja në Lipjan brenda kabinetit të saj do të ketë individ që vërtetë që do të dëshmojnë punën dhe kulturën e botës perëndimore kjo do të dëshmohet dita ditës”, shkruan Pacolli.

Lexoni të plotë postimin e Pacollit në Facebook:

Të ndëruar Lipjanas, nuk është vonë, AKR është shpresa juaj e fundit, bashkangjituni për udhëheqje! AKR-ja ka qenë dhe po vazhdon të jetë njëra nga partitë më besnike, kjo po dëshmohet dita ditës, posaçërisht dega në Lipjan, qindra antarë të rinj, pleq, gra dhe burra, po i bashkohen një rrugëtimi të cilën e ka nisur AKR-ja në Lipjan, si asnjëherë më parë që nga paslufta.

Unë Sabit Pacolli, si koordinator i kësaj qendre falënderoi të gjithë ata të cilët po i bashkohen AKR-së si parti me vizion dhe si qendra më adekuate e udhëheqjes për në të ardhmen.
Shumë fshatra të Komunës së Lipjanit, shumë banorë po i thonë PO udhëheqjes së AKR-së në Lipjan, sepse vetëm së bashku mundemi !
Deri më tani kanë kaluar shumë persona nën udhëheqje të Komunës së Lipjanit, për të cilën ende qytetarët po vuajnë pasojat e tyre, që nga papunësia, mungesa e mirëqenës sociale dhe shumë të tjera, krejt kjo si pasoj e një mungese të kulturës dhe pjekurisë politike që kemi pasur.
AKR-ja në Lipjan brenda kabinetit të saj do të ketë individ që vërtetë që do të dëshmojnë punën dhe kulturën e botës perëndimore kjo do të dëshmohet dita ditës. Ejani, AKR-Lipjan..! (sic)shkruan Pacolli.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...