Sabiani publikon këngën e re “Për ju”,përmbledh momentet e lumtura gjatë qëndrimit në Big Brother VIP

PUBLIKUAR

Artisti nga Shqipëria, Sabiani, ditën e sotme (e mërkurë) ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Për ju” mban titullin kënga, të cilën njëherësh e ka sjell në bashkëpunim me Helios.

Kjo duket të jetë bërë për qëndrimin e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP, momentet që ka kaluar e po ashtu edhe për gjetjen e një miku të ngushtë si balerinin, Ilir Shaqiri.

Foto: Screenshot/YouTube

Në YouTube është shkruar: “Hyra në Big Brother për të testuar veten dhe pse jo që njerëzit të njihnin Sabianin e vërtetë. Çmimi është dashuria që dhuroni pa kushte. Malli për fëmijët e mi dhe gjetja e një vëllai gjatë këtij rrugëtimi”.

Videoja gjithashtu është kompletuar me befasitë e momentet më të mira të këngëtarit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Foto: YouTube

Kjo është kënga e dytë e konkurrentit që e lansoi pas daljes nga Big Brother, pas “Tradhtare”.

Projekti paraprak deri më tani ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...