Sa trofe i ka fituar Leo Messi në karrierë?

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germaini e siguroi në fundjavë titullin e kampionit në Ligue 1 pas barazimit 1:1 me Lensin në “Parkun e Princave”.

Ky trofe është mjaft i rëndësishëm edhe për Lionel Messin, i cili i është afruar numrit jubilar prej 40 trofesh në karrierën e suksesshme.

Sulmuesi argjentinas arriti në kuotën e 39 trofeve, ndërsa sot konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori të futbollit, shkruan “Gazeta Express”.

34 vjeçari e ka fituar 10 herë titullin në La Liga me Barcelonën, 8 herë Superkupën e Spanjës, 7 herë Cipa del Rey, 4 herë Ligën e Kampionëve, 3 herë Botërorin e Klubeve dhe Superkupën e Evropës.

Me Argjentinën, Leo i ka fituar tre trofe: Botërorin U-20 në vitin 2005, medaljen e artë në Olimpiadën 2008 dhe Copa America vitin e kaluar.

Messi e sheh veten vetëm tre trofe prapa futbollistit më të trofeshëm në histori të futbollit, Dani Alves, i cili nuk do të fitojë asgjë me Barcelonën këtë edicion.

Prapa tyre gjenden Andres Iniesta e Maxëell me nga 37 trofe, kurse Gerard Pique dhe Ryan Giggs i kanë fituar nga 35.

E në aspektin individual, vetëm Cristiano Ronaldo i afrohet Messit me trofe e çmime, shkruan “Gazeta Express”.

Argjentinasi e ka fituar shtatë herë Topin e Artë, gjashtë herë Këpucën e Artë evropiane, shtatë trofe “Pichichi”, çmimi më i mirë i FIFA-s, çmimi i lojtarit më të mirë në botë i FIFA-s dhe katër herë është zgjedhur lojtari më i mirë i UEFA-s. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...