Sa para harxhon Kuvendi i Kosovës për letra, ngjyrë e servisim të printerëve? (VIDEO)

PUBLIKUAR

Kompjuterë e llaptopë ka thuajse secili deputet në kuvendin e Kosovës. Bile, edhe telefonat e mençur, nuk ju mungojnë.

Por, megjithë teknologjinë që e kanë në shfrytëzim, ata duan që çdo dokument apo projektligj që e diskutojnë, ta kenë edhe të shtypur në letër.

Kështu, administrata e kuvendit, detyrohet që çdo gjë ta printoj në 140 kopje. 120 bëhen për deputetët e 20 ekzemplarë për çështje procedurale e arkivore.

Në këtë mënyrë, letra shkon fort në organin legjislativ të vendit e shumë e përdorshme ishte në seancën e 25 Qershorit.

Kjo pasi prania e hartave dhe e dokumenteve gjatë asaj seance, krijonte një pamje më klasike të punës.

Kështu, shpenzimet për letër, e materialet përcjellëse siç është ngjyra, janë të mëdha.

Instituti GAP ka siguruar disa të dhënë sipas të cilave del se futja në përdorim e laptopëve nga deputetët e Kosovës, nuk ka pasur ndikim në shpenzime.

Ani pse këto të dhëna janë të muajve të 2014-ës, shpenzimet vazhdua me të njëjtin ritëm edhe në vitin që shkoi.

Në të dhënat e GAP-it për vitin 2014, del se për pesë muaj, mesatarisht janë shpenzuar 23 mijë e 181 euro për letër.

Për ngjyrë 19 mijë e 187, ndërkaq për servisimin e makinave fotokopjuese dhe printerëve 26 mijë e 559 euro.

Por, për 2015-ën, sekretaria e Kuvendit nuk ka dhënë shifra se sa para shkuan në letër.

E shpenzimet e tilla janë të panevojshme për GAP-in.

Kronikë nga Arjeta Dragaj.

SHIKO MË SHUMË

Dy të rinj arrestohen për rrahjen e një 23-vjeçari mbrëmë në Han të Elezit

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht...

Plagosja në Prishtinë, policia jep detaje të reja për rastin

Dy persona, të cilët ishin në kërkim policor në lidhje me një rast të...

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...