Sa kushtuan librat që Bislimi dhe Nagavci u shpërndanë nxënësve në Luginë, ZKM del me shifër

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë zhvilluar dje një vizitë në Luginë të Preshevës, ku kanë shpërndarë edhe tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit në fshatrat Tërnoc i Madh dhe Raincë.

Përmes një komunikatë drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka treguar edhe paratë që janë shpenzuar për këto libra.

Sipas ZKM’së, librat që u shpërndanë nxënësve në Luginë të Preshevës kapin shifrën e 255 mijë eurove, raporton Express.

‘’Është e rëndësishme që ajo çfarë ka munguar më herët në fushën e arsimit, si furnizimi me tekstet mësimore në gjuhën shqipe, të mos mungojë për brezat e ardhshëm dhe të kenë tekstet në gjuhën e tyre’’, citohet të ketë thënë Bislimi.

Komunikata e plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mundësuar pajisjen me tekste shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave fillore të Luginës së Preshevës.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ministren e Ministrisë së Arsimit, Shkencave, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, shpërndanë tekstet mësimore për nxënësit në shkollat fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ në fshatin Tërnoc i Madh në Bujanoc dhe ‘’Zenel Hajdini’’ në fshatin Raincë në Preshevë.

‘’Është e rëndësishme që ajo çfarë ka munguar më herët në fushën e arsimit, si furnizimi me tekstet mësimore në gjuhën shqipe, të mos mungojë për brezat e ardhshëm dhe të kenë tekstet në gjuhën e tyre’’, tha zëvendëskryeministri Bislimi.

Z. Bislimi dhe znj. Nagavci shprehën kënaqësinë e veçantë të ndarjes së këtyre teksteve për herë të parë në Luginën e Preshevës. Drejtorët e këtyre shkollave i mirëpritën dhe shprehën mirënjohje për këtë iniciativë të Qeverisë dhe vlerësuan lartë kontributin e dhënë. Nga to, u pranuan dhurata simbolike, si libra dhe literaturë në gjuhën shqipe, të shkruar nga autorë nga Lugina e Preshevës.

Vlera e vënë në dispozicion për sigurimin e teksteve kap shifrën e 255 mijë eurove. Në këto vizita, zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ministrja Nagavci u shoqëruan nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.H

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...