Zhurmë e tym i madh u bë gjatë këtij viti në Kuvendin e Kosovës. Por, puna brenda tij nuk është e madhe. Debatet e ashpra për marrëveshjet e Brukselit e Gjykatën Speciale mes pozitë e opozitës, janë ato që më së shumti janë vërejtur. Por, Albert Krasniqi nga KDI po thotë se mospunë në Kuvend kishte që nga fillimi i kësaj legjislature.
Për Visar Rushitin nga Instituti GAP, agjenda e Luvendit nuk është përmbushur. Rushiti shtoi se krejt kjo është si pasojë e krizës parlamentare në vend.
Në Info Magazine u prezantuan edhe rezultatet e monitorimit të projektit Vota Ime.
Për më shumë, ndiqeni kronikën. /Klan Kosova/


