Sa i pafat Bersant Celina!

PUBLIKUAR

Bersant Celina pati një natë për ta harruar në Hawthorns, sepse jo vetëm që skuadra e tij Swansea City u mund nga West Bromi, por kosovarit ia ktheu fati shpinën në gjuajtjen e një penalltie.

Cilinës i ndodhi një gjë e paparashikueshme, e çuditshme, ai nuk qe fare në gjendje ta godas topin nga pika e bardhë. Në momentin kur çoi këmbën e tij të djathtë për ta goditur topin, këmba e tij e majtë rrëshqiti dhe gjuajtja e tij përfundoi në fatkeqësi, raporton Gazeta Express.

Swansea po humbte 1:0, një ndeshje të vlefshme për Championship – nivelin e dytë të futbollit anglez, kur e fitoi një penallti pesë minuta para fundit të pjesës së parë.

Kosovan Football 🇽🇰@kosovanfooty

Look what happened to Celina earlier. How unlucky.

Forca Bersanti.

See Kosovan Football 🇽🇰‘s other Tweets

22-vjeçari i ekipit kombëtar të Kosovës doli përpara dhe u përgatit për ta gjuajtur penalltinë, që për fatin e tij të keq përfundoi aty ku nisi.

City u mposht 3:0 nga West Bromi dhe tani ngel nëntë pikë larg pozitës së fundit që mundëson promovimin në Premierligë, ligën elitare angleze.

Megjithatë, kjo nuk duhet ta demotivojë mesfushorin kosovar, i cili është duke bërë një sezon fantastik, sepse i ka ndihmuar Swanseas të kalojë në çerekfinale të FA Cup, ku përballë do ta ketë ish-skuadrën, Manchester Cityn këtë të shtune.

Celina është ndër lojtarët kyçë të Swanseas, për të cilën i ka bërë 35 paraqitje në të gjitha garat deri tani këtë sezon, duke shënuar shtatë gola dhe duke bërë gjashtë asiste.

Ai pritet të thirret edhe në Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e marsit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...