Sa i madh është Cana, e refuzoi Francën për Shqipërinë

PUBLIKUAR

Sa i madh është Cana, e refuzoi Francën për Shqipërinë

Kapiteni i kombëtares shqiptare zbulon një detaj interesant në lidhje me karrierën e tij të vitit 2006.

Lorik Cana, kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit në konferencën për media para ndeshjes miqësore me Francën, që luhet të premten (14 nëntor) ka folur për një episod interesant në lidhje me karrierën e tij, transmeton Sporti1.

I formuar te Paris Saint Germain dhe si kapiten i Olympique Marseille, Cana kishte gëzuar reputacion të madh në Francë, sa që ishte ftuar të paraqitej për kombëtaren e këtij vendi.

“Të përfaqësojë Shqipërinë në Francë për mua është diçka speciale. Më 2006, trajneri Domenech më kërkoi të luaja për Francën dhe më tha se mund të fitoja titullin e botës me këtë kombëtare, por unë nuk jam pishman për zgjedhjen e bërë”.

“Për neve dhe sidomos për lojtarët e ri që i kemi, këto lojë kanë vlerë të veçantë. Me këta kundërshtar mund të nxjerrim paraqitjen më të mirë”, tha ai. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...